Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj për realizimin e Programit Nacional për Rininë.
“Programi Nacional për Rininë është një program i hartuar ekskluzivisht për 340.000 nxënës dhe 110.000 mijë studentë i cili do t’u krijojë atyre hapësirën që deri më tani u ka munguar. Do të ndahen mbi 100.000 shpërblime për një vit. Pra, për fituesit e vendeve të para do të ketë shpërblime të ndryshme. Përmes këtij programi synojmë të ndalim shpërnguljen e të rinjve”, tha Hoti, njofton kumtesa.
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport tha se programi ka për qëllim avancimin e pozitës së të rinjve në sport, kreativitet kulturor dhe mendim kritik si dhe në dituri.
Siç thuhet në njoftim, kreu i Klinës tha se është shumë i lumtur që më në fund një program gjithëpërfshirës është miratuar nga qeveria.
“Jemi me fat që qeveria e ka implementuar këtë program. Është një ndër projektet më të qëlluara dhe është investimi më i madh që kam parë gjer më sot për arsimin. Ne si komunë kemi planifikuar të mbajmë gara, por kjo që ju sot po prezantoni është e një niveli të lartë dhe jam i lumtur që do të jetë garë për të gjithë pa dallim”, theksoi Elezaj.
Marrëveshja e bashkëpunimit me Komunën e Klinës të përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programit Nacional për Rininë dhe për organizimet e përbashkëta të aktiviteteve./arbresh.info/
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...