Google ADS

Ja sa kilogram mish derri importohen nga Serbia(Dokument)

13:29 | 10 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ndonëse 96% e popullsisë së Kosovës janë muslimanë, mishi i derrit po gjen konsum të madh.

Feja islame i urdhëron që mos ta konsumojnë mishin e derrit. Por po del se shumë nga ta nuk e përfillin këtë rregull fetar.

Kështu konsumi i mishit të derrit në Kosovë po del të jetë i madh, bazuar në sasinë e këtij produkti në treg, shkruan gazeta inFokus.

Përveq kësaj, Serbia është ndër të parat që importon një sasi të madhe brenda vitit mish të derrit.
Të dhënat nga Dogana e Kosovës tregojnë se gjatë këtij viti në Kosovë kanë hyrë 113 mijë e 986 kg mish deri, në vlerë prej 267 mijë euro.

Pas vendosjes së taksës 100% ndaj produkteve serbe, importi serb ka pësuar rënie.

Në muajin nëntor janë importuar vetëm 150 kg mish derri në vlerë 709 euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme