Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri, përmes një postimi ne facebook, ka thënë se duhet reaguar ndaj ndalimit që i është bërë dje në pikën kufitare te Merdares deputetit nga komuniteti serb, Sllobodan Petroviqprej autoriteteve serbe.
Postimi i plotë:
Rrëfimi i deputetit Sllobodan Petroviq për trysninë e ushtruar ndaj tij nga Agjencia e Inteligjencës së Serbisë është shqetësues. Ndaj kësaj duhet të reagojmë. Jo vetëm pse Serbia po vazhdon me kërcënimin, shantazhin dhe dhunën ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës. Por edhe për shkak të qëllimit politik të kësaj lloj trysnie. Dhe ky nuk është rasti i vetëm: në të njëjtin drejtim janë edhe rastet e kërcënimeve të shumta ndaj pjesëtarëve të FSK-së të cilët janë detyruar ta lëshojnë vendin e punës.
Këto raste dëshmojnë se Serbia ka qenë dhe mbetet problem kryesor dhe shkaktari i mos integrimit të serbëve në jetën politike, ekonomike e shoqërore të Kosovës. Sepse kështu, dhe vetëm kështu, Serbia mund t’i instrumentalizojë ata për qëllimet e veta politike. Në këtë pikë shihet qartë që interesat e Serbisë në Kosovë janë të kundërta, madje përjashtuese, me interesat e serbëve të Kosovës. Këta të fundit edhe kanë, por edhe kanë filluar ta shohin, interesin e tyre qytetarë në integrim e jetesë të përbashkët
Republika e Kosovës është shtet i të gjithë qytetarëve të saj pa dallim. Dhe duhet të marrë përgjegjësi për mbrojtjen dhe mirëqenien e të gjithëve. Secila trysni, secili kërcënim, secili akt dhune, ndaj cilitdo qytetarë të Republikës së Kosovës është shqetësues, dhe duhet të jetë i papranueshëm./arbresh.info/
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...