Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell ka thëne se nuk kanë ardhur ta qortojnë Kosovën por ti thonë se kanë nevojë për partnerë që lufton dukurit negative.
“Na duhet një Kosovë që lufton korrupsionin, krimin e organizuar. Ne në Britani kemi marr masa për luftimin e korrupsionit dhe nëse ne kemi nevojë të marrim masa edhe Kosova duhet. Nuk është e mjaftueshme të kemi ligje të mira por duhet të zbatohen. Nuk kemi nevojë të kemi strukturë por trimëri nga zyrtarët që duhet ti raportojmë”, ka thëne ai.
Sipas tij nuk njerëzit e dinë çka është korrupsioni.
“Ata e dinë kush janë të korruptuarit. Lufta kundër korrupsionit është luftë e Kosovës. Ka nevojë për trimëri nga zyrtarët, ka nevojë për mospranimin e këtyre dukurive nga qytetaret. Kur flasim për politikanët që cenojnë gjyqtarët e dimë për kë po flasim. Kur flasim për nepotizmin për punësimet partiake, ne e dimë për kë po flasim. Keni mbështetjen ndërkombëtare për luftimin e korrupsionit”, tha ai.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...