Së bashku me vendet partnere nga pjesë të ndryshme të botës, Bashkimi Evropian ka lansuar këtë vit nismën ‘tregime të mira të drejtave të njeriut’ – duke i treguar botës se promovimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut lejon shoqëritë të rriten të forta dhe më me elasticitet.
Këtë qëllim ka vënë para vetes BE-ja, por sa duhet besuar derisa vazhdon padrejtësisht izolimin e rreth dy milionë kosovarëve, dhe nga kjo del se Kosova është “një tregim i hidhur” për BE-në.
Në të gjithë botën, në këtë ditë, 70 vjet më parë, Shtetet e Kombeve të Bashkuara u bashkuan për të miratuar Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.
BE-ja po pretendon, por në zemrën e secilit nuk po shtrihet fakti themelor se të gjitha qeniet njerëzore lindin të lira dhe të barabarta. Nuk është kredibil edhe pretendimi tjetër se duhet të veprojë në frymën e respektit dhe solidaritetit.
Në një proces, që po tejzgjatet, Bashkimi Evropian nuk duket i interesuar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut përmes dialogut paqësor dhe në ndërtimin e demokracive pluraliste.
Kosova nuk do të duhej të paguante një çmim më të lartë të këtij dialogu dhe të kësaj demokracie, se sa vendet e rajonit, për lëvizje të lirë në zonën Shengen.
Në deklaratën e BE-së është i saktë konstatimi se rreth botës, presioni po rritet kundër lirisë së fjalës, kundër hapësirës civile, nëpërmjet sulmeve të dhunshme, zhdukjeve me forcë dhe regjimeve ndëshkuese.
Nuk jemi vetëm ne që konstatojmë, se kjo hapësirë qytetare është krejtësisht e padrejtë të cenohet, dhe ndoshta në këtë pikë edhe mund ta konsiderojmë vetë BE-në “regjim ndëshkues” për Kosovën. Janë edhe një numër i madh i faktorëve ndërkombëtar që kjo çfarë po ndodhë me mos liberalizimin e vizave është abuzim me të drejtën elementare të lëvizjes së lirë.
BE është donatori kryesor global për organizatat lokale të shoqërisë civile, duke siguruar 2 miliardë euro çdo vit, dy të tretat e mbështetjes globale. Pavarësisht të citimit të këtij fakti, BE ka dështuar t’i sigurojë të drejtën elementare të lëvizjes së lirë qytetarëve të Kosovës.
“BE-ja gjithashtu riafirmon përkushtimin e saj të fortë në sistemin shumëpalësh të drejtave të njeriut si platformë për komunitetin ndërkombëtar për adresimin e shkeljeve të drejtave të njeriut, dhe të kërkojnë llogaridhënie, si në nivel ndërkombëtar dhe rajonal,” thuhet në deklaratë. Epo BE-së kush t’i kërkojë llogaridhënie për shkeljen e të drejtave të njeriut?
Rrjedhimisht është krejt absurde heshtja e qytetarëve të Kosovës në këtë ditë, para padrejtësisë më të madhe që mund t’i bëhet një qytetari evropian.
(Autorja është kryeredaktore në arbresh.info)
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...