Shërbimi Informativ i Shtetit ka reaguar për lajmin e publikuar në media se Ministria e Financave ka nxjerr online dokumente sekrete për oficerët dhe angjentët e SHISH.
“Lajmi për publikimin e informacioneve sekrete të SHISH është i pavërtetë. SHISH deklaron se e trajton informacionin e klasifikuar në bazë të rregullave ligjore dhe në përputhje me standardet e NATO-s dhe BE. Me keqardhje nuk mund të bëjmë asnjë koment më shumë”, thuhet në reagimin e shkurtër të SHISH.
Dalja e informacionit
Në media u publikua sot lajmi se Qeveria ka nxjerr informacione të ndjeshme mbi funksionarët më të lartë të shërbimit sekret në internet, duke dhënë detaje mbi identitetet, mjetet, rolet operative, dokumentet e udhëtimit dhe sjelljen e përditshme “online”, në atë që duket si një shkelje potencialisht e rrezikshme që mund të ketë edhe pasoja ndërkombëtare.
Të dhëna mbi pagat dhe shpenzimeve, që janë publikuar përmes një tabele “excel”-i në faqen e internetit të Ministrisë së Financave, tregojnë një “lumë” detajesh mbi Shërbimit Informativ Shtetëror, përfshi vendndodhjet e zyrave në terren, tërheqjet e parave “cash”, si dhe detaje të tjera si hidraulikët, teknikët dhe mekanikët që ata shfrytëzojnë.
Nga të dhënat shihen emrat dhe numrat e kartave të identitetit të agjentëve në shërbim, të cilët operojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë, përfshi edhe në dy poste tejet të rëndësishme në selinë e NATO-s në Bruksel. Tabelat e “excel”-it zbulojnë emrat, pozicionet, pagat dhe shpenzimet të të paktën 8 operativëve të lartë shqiptarë, disa prej të cilëve nën mbulimin diplomatik, në Belgjikë, Greqi, Kosovë, Itali, Maqedoni dhe Serbi.
Britanikja “Independent” nuk zbulon asnjë emër apo detaje të tjera identifikuese, për të parandaluar kështu ndëshkimin e informatorëve të niveleve më të ulëta, apo njerëz të tjerë të lidhur me agjentët e shërbimit informativ.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...