Gorani: Projektrezoluta e PSD’së për dialog nuk negociohet

23:18 | 9 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Dukagjin Gorani, ka deklaruar se projektrezoluta dhe projektligji për dialogun me Serbinë i këtij subjekti politik nuk mund të negociohen.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se Kuvendi i Kosovës ose duhet ta hedhë poshtë në tërësi përpjekjen e PSD’së, ose ta pranojë në tërësi.

Ai ka treguar se këto dy dokumente janë të ndërlidhura njëri me tjetrin.

Sipas Goranit, rezoluta pa ligj nuk ka fuqi detyruese, kurse ligji pa rezolutë nuk ka kuptim politik.

Deputeti i PSD’së ka thënë se dokumentet e kësaj partie formojnë institucionin negociator të Kosovës për procesin e dialogut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme