Kërkuesit shkencorë kanë zbuluar se shtresa e akullit të Grenlandës, aktualisht burimi më i madh i ujit në Evropë, po shkrinë në nivele të paprecedenta, sipas revistës ”Nature”.
Shtresa e akullit të Grenlandës është mbi 1,6 kilometra dhe përmban akull të mjaftueshëm për të ngritur nivelin global të deteve me shtatë metra.
“Akulli i Grenlandës po shkrin më shpejt në dekadat e fundit se në çdo kohë të paktën 350 vitet e fundit dhe ndoshta më shumë se në çdo kohë gjatë 7 000 deri në 8 000 vitet e mëparshme”, theksoi Luca Trusel, autori kryesor i studimit.
“Sot, Grenlanda është më e ndjeshme ndaj ndryshimeve të temperaturës se disa dekada më parë”, shtoi Trusel, përcjell Atsh.
Në muajin qershor, një tjetër studim i publikuar nga ”Natyre” ka zbuluar se Antarktida ka humbur rreth tre trilionë tonë akull që nga viti 1992 dhe shkrirja u përshpejtua trefish gjatë pesë viteve të fundit.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë