Google ADS

Studentët kërkojnë largimin e politikës nga Universiteti i Prishtinës

22:27 | 9 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Parlamenti Studentor paralajmëron protesta në rast se nuk ndërpriten presionet politike

Politika po përfshihet edhe në arsimin universitar.

E për të folur rreth ndikimit të saj në Universitetin e Prishtinës të dielen u bënë bashkë përfaqësuesit e studentëve të Universitetit Hasan Prishtina.

Ata po vlerësojnë se politika po përfshihet në forma të ndryshme në këtë institucion, raporton T7.

Kryetari i Parlamentit Studentor, Arben Elshani, kërkon që një ndërhyrje e tillë të ndalojë.

E nënkryetari i studentëve thotë se nuk do të jenë në shërbim të politikës.

Ndërkaq njohësi i arsimit, Rinor Qehaja, thotë se ka ndikim politik në Universitetin e Prishtinës, madje tek të gjitha organet e saj, përfshirë edhe Parlamentin Studentor.

Qehaja sheh një fije shpresë tek projektligji për arsimin e lartë, që është ende në shqyrtim.

Përderisa studentët kosovar kërkojnë largimin e politikës nga Universiteti i Prishtinës, kolegët e tyre të nga kanë disa ditë që po protestojnë.

I pari i studentëvë të universitetit më të madh publik në Kosovë përkah studentët e Shqipërisë në ankesat dhe kërkesat e tyre.

Elshani nuk e përjashton mundësinë e organzimit të një protestë të ngjajshme si të studentëve shqiptarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme