Suzana Hasula, 23 vjeç nga Arapaj e Durrësit, nënë e një fëmijë 6 muajsh është zhdukur në rrethana misterioze mbrëmjen e shkuar.
23-vjeçarja ka alarmuar familjen dhe policinë e Durrësit që e kanë shpallur në kërkim.
Motra e Suzanës ka shpjeguar situatën e rëndë ku ndodhet familja e saj.
Ajo tha se motra ka ikur në orën 22:00 të mbrëmjes së të shtunës, duke lënë në shtëpi fëmijën me gji.
Motra e 23-vjeçares tregoi se ishte kunati, bashkëshorti i motrës që e lajmëroi pasi djali qante me të madhe.
‘Është nënë e një fëmije 6 muajsh. Suzana pas lindjesh ishte shumë e mbyllur dhe nuk dilte nga shtëpia,’ thotë ajo.
Motra e saj tregoi se e takoi paradite e djeshme të motrën dhe ishte shqetësuar pasi Suzana i ishte dukur e mbyllur.
‘Po i jepte gji djalit dhe i thashë a ke hall të të ndihmoj? Çfarë halli ke? Por nuk më foli fare. Lajmërova prindërit në Bulqizë të vijnë ta marrin për ca ditë.
Mbrëmë më tha kunati, tek ty është motra? Jo i thashë. Dolëm kërkuam deri në tre të natës dhe në 8 të mëngjesit bëmë denoncimin në polici.’
Në fund motra e 23-vjeçares së zhdukur ka një lutje për të gjithë ata që mund ta rastisin Suzanën, duke vënë në dispozicion edhe një numër kontakti.
‘Ju lutemi në qoftëse mundet të na ndihmoni ta beni publike në rast se e ka parë dikush të na telefonojë tek ky nr.0692776727.’/ Durrëslajm.com
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...