Prishtinasit në hall me ndotjen e ajrit

21:21 | 9 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Edhe sonte në Prishtinë ndotja e ajrit vazhdon të jetë mjaftë e lartë.

Ndotja e ajrit në Prishtinë mjafton të jetë e lartë, shkruan lajmi.net.

Në matjen e fundit që është bërë nga matësi i cilësisë së ajrit nga Ambasada Amerikane, del se ndotja e ajrit është e pashëndetshme.

Sipas këtij matësi, në ora 19:00 ndotja e ajrit ka arritur shkallën 252 PPM, shkruan lajmi.net.

Kjo shkallë llogaritet të jetë e pashëndetshme dhe e rrezikshme për fëmijët, personat që janë të prekur nga sëmundjet respiratore.

Fëmijët dhe të gjithë ata që kanë probleme shëndetësore me mushkëri apo që vuajnë nga astma preferohet që t’i shmangen daljes në natyrë.

Ndryshe, me rritjen e ndotjes së ajrit në Prishtinë edhe në Spitalin e Mushkërive në QKUK është rritur numri i pacientëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme