Nesër nis kursi falas për gjuhën italiane në Fakultetin e Filologjisë

19:41 | 9 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës ka bërë të ditur se që nga 12 dhjetori do të rinisë kursi i italishtes, si lëndë e obligueshme për ata që duan ta mësojnë italishten si gjuhë të dytë në vitin e parë të studimeve.

Do të mund të marrin pjesë edhe studentët që duan ta mësojnë italishten si lëndë zgjedhore – por fillimisht vetëm brenda departamenteve të Filologjikut.

Gjithashtu, rinisja e mësimit të italishtes nënkupton edhe rifillimin e punës së Institutit të Gjuhës dhe të Kulturës Italiane në kuadër të UP-së, i themeluar disa vite më parë në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Kosovë, bën të ditur Fakulteti i Filologjisë.

Instituti do ta bashkërendisë veprimtarinë e tij së bashku me drejtorinë e Institutit të Kulturës Italiane në Tiranë dhe me Ambasadën e Republikës së Italisë në Prishtinë.

Fakulteti i Filologjisë dhe UP-ja në përgjithësi, në dy vitet e fundit, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa univeristete italiane që përgatisin kuadro të italishtes për të huajt (Venecie, Peruggia, Napoli, Kalabria) dhe synojmë që të ngritet niveli i mësimit dhe i studimit të italishtes në Kosovë, por edhe i gjuhëve të tjera të grupit të romanistikës në përgjithësi e që nuk ofrohen për momentin në nivel universitar (siç është spanjishtja dhe portugalishtja), thekson njoftimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme