Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica së shpejti do të bëhet me karrige të reja.
E për Bordin e Drejtorëve të kësaj kompanie nuk do të blihen çfarëdo karrige, shkruan Arbresh.info.
Në njoftimin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se të 15 karriget duhet të jenë lëvizëse.
“Furnizim me karrige lëvizëse. Përmes procedurave te prokurimit do te përzgjidhet një operator ekonomik i cili do t’a kryej furnizimin me 15 karrige lëvizëse, te cilat do te shërbejnë për sallën e mbledhjeve të Bordit të Drejtorëve”, thuhet në përshkrimin e kësaj lënde.
Ndërsa shuma që është planifikuar të shpenzohet për këtë blerje është mbi 1 mijë euro ose saktësisht 1 mijë e 100 euro.
Në të njëjtin njoftim përmenden disa nga kushtet për pjesëmarrje ndërsa njëri nga kriteret e dhënies së tenderit është edhe ofrimi i çmimit më të ulët.
E data e fundit për aplikim është 12 dhjetori , e njëjta ditë kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve./Arbresh.info/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...