Lëvizja Vetëvendosje, dega në Prishtinë ka akuzuar Partinë Socialdemokrate (PSD) se ka vjedhur drunjtë të cilët ishin paraparë për rastet sociale, shkruan lajmi.net.
Përmes një njoftimi për media, Vetëvendosje ka bërë të ditur se sot kryetari i Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë, Arben Vitia, bashkë me aktivistë shpërndanë drunj disa familjeve me gjendje të rënduar ekonomike në Komunën e Prishtinës.
Sipas Vetëvendosjes, drunjtë janë siguruar nga ndihma të aktivistëve e përkrahësve vullnetmirë, të cilët kanë treguar gatishmërinë për solidarizim me ata që kanë më së shumti nevojë.
Vetëvendosje thotë se në parkun Gërmia ka një numër të madh të drunjve të cilët janë mbledhur nga pastrimi i pyjeve e shtigjeve dhe njëkohësisht ka drunj që janë konfiskuar nga inspekcioni për shkak të prerjeve ilegale, shkruan më tutje lajmi.net.
Sipas tyre, janë mbi 600 m3, që do të lehtësonin kushtet e rënda të rasteve sociale në Komunën e Prishtinë, por siç thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes, para disa muajsh është raportuar se pikërisht nga punëtorë të punësuar së voni në Hortikulturë nga PSD, janë vjedhur një pjesë e këtyre drunjve.
Njoftimi i plotë i Vetëvendosjes pa ndërhyrje:
Përderisa Komunës i kalben drunjtë, rastet sociale janë harruar
Sot, kryetari i Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë, Arben Vitia, bashkë me aktivistë shpërndanë drunjë disa familjeve me gjendje të rënduar ekonomike në Komunën e Prishtinës. Këto drunjë janë siguruar nga ndihma të aktivistëve e përkrahësve vullnetmirë, të cilët kanë treguar gatishmërinë për solidarizim me ata që kanë më së shumti nevojë.
Në parkun Gërmia ka një numër të madh të drunjëve të cilët janë mbledhur nga pastrimi i pyjeve e shtigjeve dhe njëkohësisht ka drunjë që janë konfiskuar nga inspeksioni për shkak të prerjeve ilegale. Këto drunjë, që janë mbi 600 m3, sigurisht që do të lehtësonin kushtet e rënda të rasteve sociale në Komunën e Prishtinës.
Për më keq, para disa muajsh është raportuar se pikërisht nga punëtorë të punësuar së voni në Hortikulturë nga PSD, janë vjedhur një pjesë e drunjëve.
Komuna nuk duhet e nuk mund të mbetet institucion që shfrytëzohet si trampolinë nga kryetari aktual, për ta përmbushur ambicien e tij për promovim.
Meqë zyrtarët nga Komuna e Prishtinës e Qeveria i kanë harruar rastet sociale, është i domosdoshëm angazhimi në aksionet solidarizuese, të cilat edhe ne si Qendër e Lëvizjes në Prishtinë do t’i shpeshtojmë e intensifikojmë.
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga