Google ADS

Inter merr lajmin e vitit para ndeshjes së Ligës së Kampionëve

17:03 | 9 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Pas fitores 4 me 0 ndaj Espanyolit, Ernesto Valverde ka folur rreth ndeshjes së ardhshme në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Barcelonës,Ernesto Valverde, ka siguruar Interin se ata do të tentojnë të fitojnë ndaj Tottenhamit.

“Messi kundër Spurs? Do të shohim të martën”, tha fillimisht trajneri spanjoll, përcjell “lajmi.net”.

“Unë mund ta sigurojë Interin se do të tentojmë të fitojmë, pa marrë parasysh se cilin lojtar do ta vendosi në fushë.

“Klubi ynë respekton Ligën e Kampionëve dhe e shikon çdo ndeshje me një rëndësi të madhe, pa marrë parasysh se a jemi të kualifikuar a jo”, ka shtuar më tej Valverde.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme