Grupi për të drejtat e njerëzve, “Sandy Hook Promise”, ka deklaruar se viti 2018 ka qenë bindshëm viti më i rëndë sa i përket numrit të rasteve të sulmit të armatosur nëpër shkollat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas Qendrës për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare, gjatë vitit 2018 kanë ndodhur 94 sulme të armatosura nëpër shkolla, shifër e cila paraqet një rritje prej 60 për qind në krahasim me rekordin e kaluar, i cili ishte shënuar në vitin 2006 me 59 sulme të ndodhura. Të dhënat janë krahasuar me regjistrimet e rasteve nga viti 1970 e deri më sot.
Në vitin 2018, sulmet e rrezikshmërisë së lartë në Parkland të Floridas dhe Santa Fe të Teksasit e kanë nxitur një debat kombëtar për dhunën me armë nëpër shkolla. Në Parkland ishin vrarë 17 nxënës dhe anëtarë të stafit, ndërsa dhjetë nxënës dhe mësues ishin vrarë në Santa Fe.
“Kjo është përtej së pranueshmes. Është e pajustifikueshme. Secili e ka fuqinë që ta parandalojë dhunën para se ajo të ndodhë. Ne synojmë që t’i informojmë njerëzit se si t’i mbajnë shkollat dhe komunitetin e tyre të sigurt”, tha Nicole Hockley, themeluese dhe menaxhere e grupit “Sandy Hook Promise”.
Grupi e ka realizuar një film të shkurtër informues, ku tregohen shenjat e personave që janë duke planifikuar sulme masive, në mënyrë që njerëzit t’i njohin ata dhe të reagojnë me kohë. Filmi është pjesë e një programi të trajnimit, në të cilin janë përfshirë më shumë se 5.5 milionë njerëz nga 10 mijë shkolla në të gjitha shtetet e SHBA-së, shkruan “The Guardian”.
Përse qentë na lëpijnë? Ndoshta diçka dëshirojnë të na thonë
Tiranë, buxheti i ri mes polemikave politike, komentojnë stu...
Buffon: Neymar ka merituar t’i fitojë pesë Topa të Artë
“Nuk duhet me vendos lojën para teje!”, Xuxi dhe Rovena kësh...
Oda Amerikane mirëpret kthimin për rishqyrtim të Ligjit për ...
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...