Të rinjtë të zhgënjyer nga pamundësia të lëvizin lirshëm sivjet (Video)

13:09 | 9 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Çështja për liberalizimin e vizave në zonën Schengen të Bashkimit Evropian për Kosovën, nuk është futur në agjendën e takimeve të dhjetorit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian. Kjo mos përfshirje ua shoi shpresat qytetarëve të Kosovës për liberalizimin e vizave brenda një periudhe të afërt kohore.

Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës kanë nevojë për vizë nëse synojnë të udhëtojnë në zonën Schengen.

Bashkimi Evropian ia shoi shpresat qytetarëve të Kosovës për liberalizimin e vizave për një periudhë të afërt kohore.

“Më 2020, ndoshta edhe më herët…”, kishte deklaruar në Prishtinë, kominisonari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.

Studentja Shkurta Haxhiu, thotë së është shumë e zhgënjyer lidhur me mosliberalizimin e vizave.

“Realisht jemi zhgënjyer shumë, sepse studentët kanë nevojë për punë. Dita-ditës fabrikat po mbyllen, numri i punësimeve është vetëm me të njoftun dhe për ne kjo është zhgënjim i madh”, thotë studentja Haxhiu.

Denur Paqaku, student, thotë se mosliberalizimi i vizave po shkakton shumë pengesa për studentët.

“Mosliberalizimi i vizave po shkakton shumë pengesa për studentët e universiteteve publike dhe private. Është një pengesë pasi që studentët nuk mund t’i vazhdojnë studimet posdiplomike nëpër shtetet e Evropës”, thotë studenti Paqaku.

Ndërsa, studnetja Adonjeta Iballi tregon se mosliberalizimi i vizave ka qenë një gjë që është pritur.

“Unë personalisht nuk jam zhgënjyer, pasi që kjo gjë ka qenë e pritur”, thotë Iballi.

Këshilli i Ministrave të BE-së, nuk e ka vënë në agjendën e takimit të dhjetorit çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme