Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përkatësisht departamenti për çështje ligjore edhe më tej është duke e shqyrtuar kërkesat për dorëheqje të katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe, në veri të Kosovës.
Zyrtarët në këtë ministri i thanë Radios Evropa e Lirë, se zyra ligjore në ministri është duke e trajtuar çështjen e këtyre dorëheqjeve.
Zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Beqir Fejzullahu, tha se nëse zyra ligjore konstaton se dorëheqjet janë në përputhje me ligjet për vetëqeverisje lokale, vazhdohet me proceduat e tjera.
“Dorëheqjet kanë ardhur në formë elektronike dhe nuk kanë ardhur në formë fizike. Për këtë arsye do t’i trajtojmë si dorëheqje dhe do të dalim me një qëndrim konkret çka, a pranohen ato dorëheqje apo jo. Nëse janë të ligjshme do të vazhdojmë me procedurat e mëtejme “, tha Fejzullahu.
Referenca problematike “Kosovë e Metohi” e kryetarëve të dorëhequr në veri
Ai tha po ashtu se nëse procedurat e dorëheqjeve janë të ligjshme, atëherë procesi nënkupton që të njoftohet presidenti i shtetit, i cili më pas do të vepronte në bazë të ligjeve në fuqi, për shpalljen e zgjedhjeve të reja për pozitat e kryetarëve në katër komunat, ku janë ofruar dorëheqjet.
“Zyra e kryetarit të shteti e ka një afat prej 5 ditëve, eventualisht nëse kundër atyre dorëheqjeve do të ketë ndonjë ankesë në Gjykatën Kushtetuese, dhe pas atij afati nëpërmjet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, presidenti shpallë zgjedhjet jo me shpejt se 30 ditë dhe jo më gjatë se 45 ditë”, ka shpjeguar Fejzullahu.
Zyra ligjore ka 15 ditë afat për shqyrtimin e dorëheqjeve të ofruara nga kryetarët e komunave veriore. Ata i ofruan këto dorëheqje më 27 nëntor.
Nga ana tjetër, nënkryetarja e Komisioni parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Shqipe Pantina, tha për Radion Evropa e Lirë se dorëheqjet të cilat i kanë dhënë kryetarët e katër komunave veriore, janë të paqarta dhe të komplikuara.
“Proceduralisht kur një kryetar komune, qoftë nëse dorëhiqet me vullnetin e tij apo për arsye të tjera, nuk mund ta ushtrojë funksioni e vet. Është Ministria e Pushteti Lokal ajo që njofton Qeverinë, e më pas Qeveria i kërkon presidentit që të shpallë zgjedhjet në atë komunë ku mungon kryetari”.
“Në këtë rast interpretohet se dorëheqjet e ofruara nga kryetarët e komunave nuk janë në përputhje me legjislacioni tonë në fuqi dhe për këtë shkalla e dytë pas ministrisë, që do të mund të bënte interpretimin e këtyre vendimeve, është Gjykata Kushtetuese”, tha Pantina.
Dorëheqja e kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veri, Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, pasoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për taksën prej 100 për qind për prodhimet e importuara nga Serbia.
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...
Aeroporti i Prishtinës feston arritjen e katër milionë udhët...