Për njëmbëdhjetë vite me radhë, Jetoni 65-vjeçar mashtroi pensionin invalidor, derisa nuk e zbuloi një detektiv social. Jo krejtësisht të pafajshëm ishin edhe mjekët, të cilët shumë lehtë kishin konfirmuar se simulanti nuk ishte në gjendje të punonte, shkruan “Aargauer Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.
Kur punëtorët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore Aargau (SVA) e vizituan Jetonin, ai u shtri në divan në mënyrë apatetike. Pyetjeve iu përgjigj i hutuar, aspak apo duke pretenduar se po i flihej. Të afërmit e tij pastaj deklaruan se gjendja e tij ishte e keqe dhe e pandryshueshme, se ai mezi mund të funksiononte në mënyrë të pavarur.
Dhe kështu, për njëmbëdhjetë vitet e fundit, 65 vjeçari ka marrë fonde – pensionin IV, sigurimin e përditshëm të sëmundjes, fondin e pensioneve – në një vlerë prej gati gjysmë milioni franga, shkruan më tej “Aargauer Zeitung”, informon Albinfo.ch. Kjo është arsyeja përse ai tani është paraqitur në gjykatë. Akuza: mashtrim tregtar.
Në vitin 2003, kur Jetoni ende punonte si një ndihmës kuzhinier, ai u trajtua nga mjeku i familjes. Ndër të tjera, për shkak të simulimeve. Sipas tij, ai kishte frikë dhe ishte i pafuqishëm. Mjeku dhe gjithashtu një psikiatër, atij i konstatuan një sëmundje mendore dhe kështu një paaftësi të plotë për të punuar.
Por pas disa viteve, gjatë të cilave Jetoni vazhdimisht siguroi paaftësinë e tij për të punuar, SVA i Aargaut u bë i dyshimtë dhe e vëzhgoi shtatë ditë, njofton Albinfo.ch. Ai është vëzhguar se si u largua i vetëm nga shtëpia, tregtonte i vetëm, me bashkëshorten e tij hëngri ushqim në një restorant të Migros-it, duke mbajtur tabakën e tij dhe duke folur me animacione, me njerëz të tjerë.
Në gjykatë, ai veten e mbrojti duke kërkuar që të pubojë, por mjeku i kishte thënë se nuk mundet. Ai mohoi se kishte luajtur ndonjëherë. Në fakt, gjykata qortoi mjekët që po i vizitonte. Sidomos, mjeku i familjes ia kishte lëshuar një certifikatë pafftësie në mënyrë jashtzakonisht të pakujdesshme.
Jetoni, i cili në Zvicër erdhi nga Kosova, në moshën 22 vjeçare, dënohet me burg me kusht për një kohëzgjatje prej 24 muajsh dhe për një periudhë provuese prej tre vitesh. Ai gjithashtu duhet të paguajë një gjobë prej 4000 frangash.
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...