Dita Kundër Korrupsionit shënohet edhe në Kosovë

07:44 | 9 Dhjetor 2018
Arbresh.info

9 dhjetori në botë shënohet si Dita Kundër Korrupsionit, e kjo datë do të shënohet edhe në Kosovë.

Sot në kryeqytet janë parapa aktivitete të ndryshme kundër korrupsionit nga organizatat e shoqërisë civile.

Në sheshin “Skënderbeu”, në ora 10:30, me mbështetje të USAID-it, do të zhvillohet aksioni simbolik “Rosa e verdhë viziton Kosovën”, për të përcjellur mesazhin për luftimin e korrupsionit.

Ndërkaq, koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit” do të mbajë një takim me redaktorët e mediave, me ç’rast do të shpalosin agjendën e aktiviteteve kushtuar kësaj jave.

Kurse, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) do ta hapë ekspozitën me fotografi dhe video, të titulluar “Faji i korrupsionit”. Me këtë rast do të shpërblejë edhe tri vendet e para, në ceremoninë që do të mbahet në Parkun Arkeologjik të Kosovës në ora 12:00.

Ndërkaq, prej orës 13:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, Lëvizja FOL do ta shfaqë performancën “Hupja fijen korrupsionit”.Kjo datë shënohet anembanë botës me aktivitete të ndryshme, sidomos në ato vende ku korrupsioni vlerësohet të jetë më i lartë

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme