Kthehen në Turqi pjesët e humbura të mozaikut “Gipsy Girl”

23:57 | 8 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Në muzeun mozaik të Zeugmas në Gaziantep të Turqisë janë kthyer pjesët e humbura të mozaikut “Gipsy Girl”.

Ky mozaik është i vjetër pothuajse 2 mijë vjet, këto u kthyen në Turqi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pjesët u larguan nga Turqia në vitet 1960 dhe u blenë nga një universitet amerikan, i cili përfundimisht pranoi t’i kthente ato.

Arkeologët zbuluan mozaikun 20 vjet më parë, duke gërmuar në eshtrat e qytetit Zeugma, të themeluar nga një gjeneral i Aleksandrit të Madh i shkatërruar në shekullin e III-të.

“Gipsy Girl” është ribashkuar me familjen e saj,” tha kryebashkiaku i Gaziantepit, Fatma Sahin.

Këto u blenë nga Boëling Green State University në Ohajo

Në vitin 2012 Turqia kërkoi kthimin e tyre, e cila më në fund u ra dakord  që pjesët të kthehen pas pesë vjet bisedimesh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme