Ky është titulli që gazeta serbe “Danas” i dha një artikulli referuar burimeve diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton lajmi.net.
Në këtë artikull përmendet edhe vizita e fundit e presidentit Thaçi në SHBA, pjesëmarrja e tij në varrimin e ish-presidentit Bush, si dhe fakti që ai ishte ulur afër liderëve më të rëndësishëm botërorë.
Sipas burimeve të kësaj gazete, raportet e mira mes SHBA-ve dhe Kosovës në planin diplomatic, janë më së shumti të shtyera nga senatorët Bob Dole, si dhe kongresisti Elliot Angel.
“Cili do nga përfaqësuesit e Prishtinës të merrte pjesë në funeralin e Bush, do të ulej në të njëjtin vend që është ulur presidenti Thaçi, ngase shqiptarët e Kosovës kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me SHBA-të për vite të tëra, si rrjedhojë e lobimit të suksesshëm”, thuhet nga këto burime.
Megjithatë, sipas të njëjtave, nuk kanë munguar as rastet kur kongresmenë dhe senator janë shpërblyer me para nga zyrtarë të Kosovës.
Sipas tyre, në këtë aspekt ka kontribuar edhe diaspora shqiptare në amerikë.
“Diaspora shqiptare është shumë e fuqishme dhe nuk ka kursyer asgjë për të ashtuquajturat çështje shtetërore”, thuhet nga këto burime.
Kujtojmë se përveq në funeralin e ish-presidentit amerikan, Thaçi ishte ulur në mesin e liderëve botërorë edhe në ceremoninë që shënonte përfundimin e Luftës së Parë Botërore që ishte mbajtur në Francë.
Kjo kishte shkaktuar reagime të njëpasnjëshme në Serbi.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...