Ish- kryeministri Sali Berisha reagon në lidhje me artikullin e medias angleze “The Independent” që zbulon se qeveria shqiptare ka bërë publike të dhënat e agjentëve të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Sipas Berishës ky është një superskandal,
“Superskandal!
Zografi i dyte nxjerr para armiqve sekretet e SHISH.
Gazeta angleze “Indipendent” shkruan se qeveria shqiptare si asnjë vende tjetër ne bote dekonspiron –
-organigramen e sherbimit informativ.
-emrat e agjenteve lokal dhe qendror te saj
-Emrat e agjenteve me mbulim diplomatik ne vendet e tjera.
Rrogat, adresat, automjetet, targat, zyrat, kartat e identitetit dhe se keto publikime kercenojne edhe sigurine e NATOs
Ketu me poshte keni artikullin e gazetës Indipendent”, shkruan Berisha.
Nato nation Albania publicly posting sensitive intelligence data online
‘By getting into Albania’s system they can get into NATO’s system’
Borzou DaragahiTirana �,
Vincent Triest
4 hours ago
https://www.independent.co.uk/…/albania-intelligence-data-p…
“Shqipëria vend anëtar i NATO-s po publikon informacione të ndjeshme në lidhje me operatorët e tij më të lartë të inteligjencës në internet, duke dhënë detaje mbi identitetit të tyre, automjeteve, roleve operacionale, lëvizjeve të udhëtimit dhe zakoneve të përditshme në dispozicion të publikut , duke krijuar një të çarë potencialisht të rrezikshme që mund të ketë pasoja ndërkombëtare.” Kështu shkruhet në një artikull të “Independet” te publikuar diten e sotme.
Në artikull thuhet se të dhënat e pagave dhe të shpenzimeve të publikuara në tabelat në faqen e internetit të Ministrisë së Financave të Shqipërisë tregojnë një thesar të hollësishëm detajesh mbi Shërbimin Informativ Shtetëror, duke përfshirë vendndodhjet e zyrave në terren si edhe teknikët dhe mekanikët që përdorin.


Të dhënat tregojnë emrat dhe numrat e kartave kombëtare të identifikimit të agjentëve në shërbim, të njohur në nivel lokal dhe në komunitetin e inteligjencës si SHISH, që veprojnë brenda dhe jashtë vendit, duke përfshirë dy poste të ndjeshme në selinë e NATO-s në Bruksel. Fletët e tabelave tregojnë emrat, pozicionet, pagat dhe shpenzimet e së paku tetë operatorëve kryesorë shqiptarë – disa që punojnë nën shërbimin diplomatik – në Belgjikë, Greqi, Kosovë, Itali, Maqedoni dhe Serbi.

“Independent” shkruan se nuk i ka zbuluar emrat apo detajet e tjera identifikuese për të parandaluar pasoja ndaj informatorëve të nivelit të ulët apo tëtjerëve që kanë lidhje me operativët e agjencisë. Zyrtarë të SHISH, të vënë para fakteve në një takim në kafene pranë zyrave të SHISH, e pranojnë natyrën sensitive të infomacionit.
“Parimisht çdo gjë në lidhje me agjencinë tonë duhet të jetë e fshehur, por duhet të ndjekim të gjitha këto rregulla dhe rregullore”, tha një zyrtar i SHISH. “Rregullat dhe rregulloret nuk na lejojnë të shpenzojmë paratë pa e raportuar.”
Profesionistë të zbulimit dhe sigurisë mbetën të shtangur nga ky zbulim, i cili mund t’i lërë agjentët në pozicione sensitive të pambrojtur nga mbikëqyrja apo shantazhi i organizmave të inteligjencës apo kriminelët që synojnë të infiltrojnë në aleancën perëndimore.
“Duke hyrë në sistemin shqiptar ata mund të hyjnë në sistemin e NATO-s”, tha Xhemal Gjunkshi, deputet i opozitës në parlamentin shqiptar, anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe ish Gjeneral-Major në ushtri.
“Nis të tërheqësh një fije e përfundon në Bruksel apo Londër apo në zyrën e një komandanti suprem në SHBA”.
Një ish-operativ terreni i CIA-s, familjar me SHISH, e përshkruan atë si llojin e katastrofës burokratike që të rrezikon jetën.
“Administratori mund të të dreqosë fare po nuk ishe i vëmendshëm”, tha ai për The Independent, duke preferuar anonimatin, pasi vazhdon të punojë me çështje të ndjeshme sigurie.
“Buxhetin mund ta publikosh online. Por të nxjerrës emrat dhe detajet e tjera të agjentëve, kjo është çmenduri”.
Një zëdhënës i NATO-s me bazë në Bruksel u përgjigj në një e-mail se nuk mund të komentojë për çështje të inteligjencës.
Ne perundim “Indipendent” shkruan se SHISH është organizata pasuese e Sigurimit, shërbimi famëkeq i spiunazhit të kohës komuniste, i cili infiltroi çdo aspekt të jetës personale të shqiptarëve gjatë diktaturës për katër dekada e gjysmë.
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë vazhdimisht në kom...
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroris...
Muzeu Rijksmuseum në Amsterdam, ndër më të vizituarit në bot...