Google ADS

Plazhi që po habit të gjithë me rërën si kokoshka

22:13 | 8 Dhjetor 2018
Arbresh.info
Duket si çdo plazh tjetër më rërë të bardhë, por nëse e shikoni nga afër do ta kuptoni që gurët e tij janë të veçanta.

Plazhi në ishujt Kanarie, i cili është bërë i famshëm në rrjetet sociale, është quajtur nga blogerët e udhëtimit dhe turistët “Popcorn Beach”/ “Plazhi i kokoshkave”.

Plazhi me pamjen surreale ku gurët janë si kokoshka është i vendosur në Corralejo, një qytet në ishullin Fuerteventura.

Korali i bardhë, i cili është gërryer nga deti dhe është hedhur në breg, është përzier me rërën e zezë dhe shkëmbinjtë duke e bërë atë të duket si kokoshka.

Ishulli Fuerteventura është i dyti më i madhi nga ishujt Kanarie të Spanjës, ku më i madhi i ishujve është Tenerife.

Gjiri i kokoshkave nuk është i vetmi plazh i pazakontë dhe fotozhenik që ka pushtuar faqet e mediave sociale.
Ishulli grek i Santorinit është i famshëm për plazhet e saj me rërë të kuqe dhe të zezë në sajë të natyrës vullkanike.

Mijëra turistë vizitojnë çdo vit ishullin Cikladik dhe shpërndajnë fotografitë që mund lehtë mund të ngatërrohen me një peizazh në planetin Mars, me plazhe që shfaqin shkëmbinjtë e ashpër dhe të kuqë.

Ndërkohë në Kretë, plazhi Elafonisi është i njohur për rërën e butë i ngjashëm me pluhur rozë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme