Një politikan britanik ka thënë se kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, mund të detyrohet ta lërë pozitën e saj në rast se marrëveshja për tërheqje nga BE-ja nuk kalon në Dhomën e Ulët të parlamentit britanik. Ky paralajmërim vjen pas propozimit për modelin norvegjez si plan B i tërheqjes nga BE-ja.
Kundërshtuesi i qëndrimit në BE, Iain Duncan Smith, tha se sjellja e kryeministres dhe kabinetit të saj sikur nuk po ndodh asgjë mund të jetë katastrofale. “Mënyra se si deputetët do t’i përgjigjen marrëveshjes ka më shumë rëndësi se gjithçka tjetër që ajo ka bërë. Unë besoj se nëse deputetët kërkojnë që procesi të përsëritet, kjo do të paraqesë problem për udhëheqjen. Nëse ajo dhe kabineti i saj vazhdojnë të sillen me inferioritet, kjo do të jetë shkatërruese”, tha ai.
Në anën tjetër, gazeta “The Daily Telegraph” ka raportuar se edhe ministrat e kabinetit të kryeministres i kanë thënë asaj se duhet të japë dorëheqje nëse marrëveshja nuk kalon në kuvend dhe nëse ajo nuk arrin të sigurojë kushte më të mira nga Bashkimi Evropian. Një burim qeveritar ka vlerësuar se tërheqja nga BE-ja pa marrëveshje do ta shkaktonte një tollovi gjashtëmujore në rrugët që e lidhin vendin me shtetet e Bashkimit Evropian, shkruan “The Guardian”.
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...
Hoteli në Prishtinë vjedh 21,000 euro energji elektrike, KED...
Iu dha hapësirë televizive një dhunuesi, Kusari paraqet anke...