Udhëtim nëpër histori: Tre janë tregimet e kandidatit shqiptar për Çmimin Nobel, Ismail Kadare që ribotohen me titullin “Die Schleierkaraëane” (Sjellësi i fatkeqësisë).
Tregimet janë si vera, sa më e vjetër aq më e mirë. Nëse paraqiten te lexuesi shumë herët, nuk kanë ndikim. Po të bazoheshim në parimin e Ismail Kadare-së, kjo do të marrte disa qindra vjet, derisa procesi i “plakjes” së nevojshme arrihet. Sepse sipas tij, bëhet fjalë për shkrirjen e modelit arkaik në pëlhurën e jetës aktuale, apo në shndërrimin e ndodhive në ngjarje mitike, sepse vetëm në këtë mënyrë është e mundur që njerëzit të flasin për ata që vuajtën tmerret. Në mit, historia është atje dhe ende e largët.
Prej disa vitesh, shkrimtari shqiptar është një nga favoritët për të fituar Çmimin Nobel për Letërsi. Ai, për ta marrë mesa duket nuk do e marrë kurrë edhe pse është një nga shkrimtarët më të mëdhenj evropian. Roli i tij në Shqipërinë komuniste, nën regjimin e Enver Hoxhës është bërë shpesh objekt kritike, ai ishte anëtar i partisë dhe i parlamentit dhe ishte një nga të preferuarit e diktatorit.
Skenarët e maktheve surreale
Por çfarë do të thotë kjo, që letërsia e tij është një analizë e thellë dhe prezantimi i marrëdhënieve të shtypura? Kadare duhet të ishte i afërt për të depërtuar në këto analiza. Nuk ka asnjë shkrimtar, i cili është në gjendje të paraqesë atmosferën e frikës, dhunës, përgjimit, denoncimit dhe të oportunizmit, të gënjeshtrave dhe besëtytnisë dhe fuqinë e spekulimeve si ai. Ai e ngre me mjeshtëri imazhe të frikshme të shoqërisë në një skenar surrealist, duke i paraqitur si një realitet absurd, me një realizëm të ftohtë e të matur.
Ai shpesh kapërceu në tregimet e tij në periudha të ndryshme, në mënyrë që të tematizonte të tashmen shqiptare. Kështu në tre tregimet e tij “Die Schleierkaraëane”, që ribotohen, tregime të nisura rishtazi, ai paraqet thuajse gjithçka në kohën e Perandorisë Osmane në Shqipëri. Çuditërisht, këto rrëfime janë publikuar për herë të parë në Gjermaninë lindore (DDR) në vitin 1987, në kohën e Perestrojkës. Joachim Röhm ka realizuar përkthimet e Kadares, duke i sjellë në një gjermanishte të përsosur.
Pjesë nga një shkrim më i gjatë i Jorg Magenau me titull në origjinal “Erzählungen von Ismail Kadare /Macht ist WSahnsinn”
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...