Disa njerëz arrijnë t’i kuptojnë dhe njohin këto ndryshime te vetja përpara se t’i vërë re dikush tjetër.
Në shumë raste të tjera, janë familjarët ose miqtë e afërt ata që i vërejnë ndryshimet në humbjen e kujtesës, sjelljes ose aftësive të tjera.
Ndryshimi midis sjelljeve të lidhura me moshën dhe shenjave të para të demencës mund të jetë shumë i vështirë, por humbja e kujtesës që prish rutinën e jetës së përditshme, nuk është karakteristikë e plakjes.
Demenca është një humbje e ngadaltë e kujtesës, e të menduarit dhe arsyetimit. Më së shumti, forma e zakonshme e demencës është alzhajmeri (AHLZ), një çrregullim fatal që vjen si pasojë e dëmtimit dhe humbjes së funksionit të qelizave të trurit.
Shoqata e Alzhajmerit ka hartuar një listë të shenjave paralajmëruese të kësaj sëmundjeje dhe demencave të tjera, për të ndihmuar në identifikimin e problemeve që në krye të herës. Individë të ndryshëm mund të përjetojnë një ose më shumë prej këtyre shenjave, në shkallë të ndryshme, transmeton living.al.
Nëse ju ose dikush për të cilin kujdeseni është duke përjetuar ndonjë nga këto shenja, ju lutem t’i drejtoheni mjekut për të gjetur shkakun.
Diagnoza e hershme ju jep një mundësi për të kërkuar trajtimin e duhur dhe për të planifikuar të ardhmen.
Ku qëndron ndryshimi
Shenjat e para të demencës/ alzhajmerit:
Gjykim i dobët dhe vështirësi në vendimmarrje;
Pamundësi për të menaxhuar buxhetin personal;
Pamundësi për të dalluar ditën ose stinën;
Vështirësi gjatë një bisede;
Mosvendosja e sendeve në vendin e duhur dhe paaftësiapër t’i gjetur ato.
Ndryshimet karakteristike të lidhura me moshën:
Marrja e një vendimi të gabuar një herë në kaq kohë;
Mospagesa e një detyrimi mujor;
Harresa se çfarë dite është;
Ndonjëherë harrojnë fjalën që duhet përdorur;
Humbja e sendeve hera – herës.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...