Google ADS

Protesta gjithëpopullore kundër “avanturave” të Kryeministrit

17:04 | 8 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Muajt e parë të 2019, do të mund të jenë muaj të protestave për rrëzimin e presidentit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Kështu pretendon, Albulena Haxhiu, deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një intervistë për arbresh.info, ajo ka treguar se opozita nuk i ka 61 vota për ta rrezuar Qeverinë përmes parlamentit, andaj sipas saj nuk përjashtohen organizimet popullore në vend.

“Opozita nuk i ka numrat për rrëzimin e Qeveris dhe ne kemi thënë se duhet pasur qasje serioze që në momentin kur të sigurohemi se i kemi 61 deputet. Ka presione mbi deputetët e Kuvendit nga qeveria për mos me dhanë mbështetje për rrëzim të qeverisë, ndonëse në takimet me deputetet e koalicionit ata pajtohen se vendi është në një kolaps, dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje, por që kanë shantazhe dhe nuk po mund të bashkëngjiten. Në qoftëse shihet se është e pamundur që brenda Kuvendit të rrezohet qeveria, atëherë do të mendojmë që përmes organizimit popullore te  protestojmë  kundër Qeverisë dhe kundër aventurave të presidentit Thaçi. Ne besojmë që është e rëndësishme të kemi organizim opozitar dhe do të ishte mirë të na bashkëngjitet edhe Lidhja Demokratike, por nëse ata nuk janë të gatshëm atëherë ne do të organizojmë vetë si lëvizje Vetëvendosje. Kosova nuk e ka komoditetin që të pres partitë deri sa të marrin vendim për protestat pasi që sot janë 1000 arsye që ne të Protestojmë. Nuk guxojmë të lejojmë që të na tkurret territori,” shprehet Haxhiu.

Ndërsa për një bashkëpunim me Listën Serbe për këtë çështje, Haxhiu thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të bashkëpunoj më një parti që dirigjohet nga Serbia.

“E kemi parë qëndrimin e Listës Serbe, por ajo më shumë po i bon këto veprime sa për shantazh ndaj qeverisë dhe nuk besoj se janë të interesuar të rrezojnë qeverinë, përderisa po ju plotësohen të gjitha kërkesat. Por, sido që të jetë ne si Lëvizje Vetëvendosje nuk jemi për më bashkëpunuar më një parti e cila dirigjohet nga Serbia. Kur të hedhet në Kuvend një mocion i tillë ata nëse dëshirojnë munden më votua, por nuk besoj se do të jenë prezent”.

Kujtojmë se tash e sa muaj Kuvendi i Kosovës është duke u përballur më kolaps për shkak të bllokadës nga opozita e cila nuk po merr pjesë në seancat e rregullta.

Kërkesa e opozitës është që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme pas që sipas tyre Qeveria nuk është legjitime dhe nuk i ka numrat të qeveris më vendin./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme