Google ADS

Super Mohamed Salah shkatërron portierin, e trullos dy herë dhe shënon hat-trick

15:11 | 8 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Mohamed Salah i është përgjigjur kritikëve pasditen e sotme (e shtunë).

Superylli ka treguar klasin e tij duke shënuar hat-trick në ndeshjen në kuadër të xhiros së 16-të në Premierë Ligë mes Liverpoolit dhe Bournemouthit, shkruan portali arbresh.info.

Reprezentuesi egjiptian dërgoi në minutën e 25′, dyfishoi shifrat në minutën e 48′ dhe finalizoi hat-trick në stadiumin Vitality në minutën e 77′.

Goli i fundit ishte spektakolar, ku Salah lë pas të trullosur dy herë portierin dhe shënon për 4 me 0.

Goli tjetër për mysafirët ishte autogol nga Steve Cook në minutën e 68′./arbresh.info/

Shikoni tri golat nga Salah më poshtë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme