Bieber: Nëse marrëveshja nuk kalon në Greqi do të ketë presion të madh nga BE

14:45 | 8 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Procesi i zbatimit të Marrëveshjes së Prespës duket të jetë i suksesshëm dhe sinjalet për këtë në Greqi janë gjithashtu pozitive.

Nëse Procesi rreth zbatimit të marrëveshjes së Prespës si duket do të jetë e suksesshme, ndërsa sinjale pozitive për këtë vinë edhe nga Greqia. Nëse Maqedonia i plotëson të gjitha kërkesat, do të duket shumë keqe për Greqinë nëse ajo nuk i përmbush detyrimet e saja , atëherë i gjithë presioni do të jetë mbi Greqinë, tha në një intervistë për AIM Florian Bieber nga Universiteti i Graz të Austrisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është gjithmonë e vështirë të parashikohet të papriturat. Por të gjitha sinjalet janë shumë pozitive. Së pari, qeveria aktuale greke është e përkushtuar ndaj marrëveshjes dhe dëshiron që të kalojë. Duket se ka mbështetje nga disa parti opozitare në Kuvend. Gjithashtu, sinqerisht besoj se Demokracia e Re, e cila është zyrtarisht kundër marrëveshjes, nuk do të ishin të pakënaqur nëse marrëveshja do të kalonte përpara se të vinte në pushtet vitin e ardhshëm. Sepse nëse Maqedonia i përmbush të gjitha kërkesat, do të duket shumë e keqe për Greqinë nëse nuk i përmbush detyrimet e saja, atëherë e gjithë presioni do të jetë mbi Greqinë. Prandaj, ekziston një bazë e mirë për të besuar se të gjitha partitë e rëndësishme do të luajnë rolin e tyre dhe ose do të pranojnë marrëveshjen ose të paktën nuk do të bojkotojnë në atë masë që ajo të dështojë. Me grekët kurrë nuk i dihet, por sinjalet janë pozitive dhe unë jam optimist se marrëveshja do të marrë mbështetje në Kuvend në të dyja vendet në muajt e ardhshëm”, tha Bieber.

Sipas tij, është e pritur nga Rusia, e cila është kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, që nxjerr probleme, ndërsa akuzojnë për ndërhyrjen e SHBA-ve dhe BE-së në proceset në Maqedoni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme