Google ADS

Shpërthim në Afganistan, disa të vdekur

14:27 | 8 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Të paktën 3 civilë e kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në qarkun Guzere të provincës Herat, në perëndim të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i prefekturës së Heratit, Xhejlani Farhad në një deklaratë për AA tha se si pasojë e aktivizimit të bombës së vendosur në rrugë, në fshatin Kort Sufla të qarkut Guzere, 3 civilë e kanë humbur jetën.

Farhad bëri të ditur se viktimat i përkasin të njëjtës familje.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme