Sarandë kapet polici grek

13:54 | 8 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Sarandë– Në shtetas grek me detyrë punonjës policie është vënë në pranga nga policia si dhe i është sekuestruar në cilësinë e provës materjale një armë zjarri e tipit “pistoletë” me 6 fishekë.

Në pranga ka rënë 35-vjeçari Marios Gogolos banues në Gumenicë, me detyrë punonjës policie në Igumenicë, Greqi.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 08.12.2018, rreth orës 09.45, në aksin rrugor “Sarandë-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, Marios Gogolos duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bularat, Gjirokastër është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit “pistoletë” me 6 fishekë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme