Google ADS

Keylor Navas planifikon largimin nga Real Madridi

12:58 | 8 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Sipas raporteve të fundit, Keylor Navas thuhet se dëshiron të largohet nga Real Madridi.

Portieri i ‘Los Blancos’ besohet se është i gatshëm për largim nga skuadra në Santiago Bernabeu gjatë verës së ardhshme, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në gazetën spanjolle ‘AS’, reprezentuesi i Costa Ricas është në kërkim të pozitës së rregullt në fushë pasi tashmë ka humbur vendin e tij ndaj portierit të transferuar gjatë verës – Thibaut Courtois.

Megjithatë, kampioni në fuqi i Evropës nuk dëshiron të humbas 31-vjeçarin, i cili iu bashkua klubit nga Levante në vitin 2014.

Trajneri Santiago Solari ka instaluar Courtoisin në formacionin startues dhe belgu ka startuar 12 nga 14 ndeshjet e tyre në La Liga këtë sezon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme