Policia e Kosovës arreston dy shtetas të huaj nën dyshimin për falsifikim të parave

12:28 | 8 Dhjetor 2018
A. B.

Me datë 07.12.2018, Policia e Kosovës ka pranuar një informatën se dy persona të dyshuar (shtetas të huaj) kanë tentuar të mashtrojnë pronarët e bizneseve (dy këmbimoreve) në Prishtinë, duke tentuar të këmbejnë kartëmonedha të euros të dyshuara si të falsifikuara me kartëmonedha të dollarit amerikan.

Gjatë kontrollit që ju është bërë personave të dyshuar, është vërejtur se të njëjtit posedojnë kartëmonedha (valuta nga shtete të ndryshme) tjera e të cilat dyshohet se edhe ato janë të falsifikuara. Ekzistuar dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit kanë kryer veprën penale “Falsifikim i Parasë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Nga të dyshuarit në rast, gjithsej janë konfiskuar përkohësisht 4910.00 euro, 2484.00 dollar amerikan dhe 440.00 lira turke, thuhet në komunikatë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për procedurë të mëtejme.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme