Qyteti kryesor i Spanjës, Madridi, është në këmbë në pritje të finales së ditës së diel mes River Plate dhe Boca Juniors, e vlefshme për Copa Libertadores.
Të dy klubet argjentinase tashmë ndodhen në Madrid duke u përgatitur për spektaklin e së dielës, derisa tifozët kanë filluar të vijnë.
Pasi Madrid u zgjodh për të organizuar këtë finale, policia filloi menjëherë përgatitjet për ‘finalen e të gjitha finaleve’. Spanjollët kanë punësuar 2,500 policë, dhe janë të gatshëm të angazhojnë akoma forca të rendit.
Tifozërive të dy skuadrave u janë ndarë nga pesë mijë bileta për këtë finale, ndërsa 50 mijë tjera janë destinuar për argjentinasit që jetojnë në Spanjë. Organizatori ka vendosur t’i marrë pesë mijë bileta, ndërsa 10 mijë tjera janë vendosur në shitje për të gjithë.
Ajo që po shqetëson të gjithë para kësaj ndeshje, janë tifozët huliganë që mund të krijojnë incidente.
Policia në Spanjë ka njoftuar se pritet që rreth 500 tifozë huliganë të vijnë në Madrid për finalen River Plate – Boca Juniors.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030