Dukagjin Lipa: E dija se kishe lindur për ta bërë këtë

09:39 | 8 Dhjetor 2018
A. B.

Dita e së premtes ka qenë shumë me fat për dy artistet e njohura shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Kjo pasi dy bukuroshet tona ia arritën të nominoheshin në dy nga kategoritë e ngjarjes më të madhe të ndarjes së çmimeve, “Grammy Awards”.

Dua Lipa është artistja e cila ia ka dalë të nominohet në kategorinë “Artisti i ri më i mirë”, si dhe “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën “Electricity” në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo.

Për këtë sukses tejet të madh të saj, i lumtur është edhe babai i këngëtares, këngëtari i njohur i muzikës rock në Kosovë, Dukagjin Lipa.

Ai ndodhet së bashku me Duan në New York për shfaqjet e saj të radhës, ndërsa ka hedhur së fundmi në Instagram një fotografi me të bijën, në mbishkrimin e së cilës tregon se sa i lumtur është me sukseset e saj.

https://www.instagram.com/p/BrGAusyB3le/

“Dua Lipa duket e pabesueshme, por gjithmonë e dija se ti ke lindur për ta bërë këtë. Dy nominime Grammy, “Artistja e re më e mirë” dhe “Vallëzimi më i mirë në një këngë”, janë fjalët e babait të këngëtares në Instagram.

Ndërkohë, vet Dua është shprehur e emocionuar në një intervistë për Billboard, duke thënë se ndjehet sikur përfaqëson Kosovën dhe Mbretërinë e bashkuar në këtë ngjarje të madhe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme