Google ADS

Mbështetja e SHBA-ve tregon fuqinë e FSK-së, NATO shpërfaqë përçarjen brenda saj

09:02 | 8 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kosova si një shtet i pavarur ka të drejt të formojë ushtrinë e saj dhe këtë nuk mund ta pengojë askush.

Kështu shprehen njohësit e çështjeve politike në vend, derisa sipas tyre mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës tregon fuqinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa ajo që po ndodhë me Aleancën Veri-atlantike shpërfaqë përçarjet brenda vetë NATO-s.

Sipas tyre deklarata e Sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, tregon se  kjo organizatë po ndikohet nga  fjalët e Serbisë kundër Kosovës.

Politologu Ramush Tahiri në një deklaratë për arbresh.info thotë se vërejtjet e Stoltenbergut, janë të paarsyeshme, madje ai thotë se ata nuk duhen të bëhen argat të Listës Serbe në këtë çështje.

“E vetmja arsye pse NATO po reagon është se s’po bëhet me kushtetutë, po me ligj, dhe faji nuk është i joni, po i Listës Serbe, që nuk po  përkrah ndryshimet kushtetuese. NATO nuk duhet të bëhet argat i Listës Serbe,” është shprehur Tahiri.

Tutje Tahiri, ka thënë se është e drejtë e Kosovës të formojë ushtrinë  saj.

“Ligjet që miratohen, është e drejt e shtetit të Kosovës. Kosova është shtet i vogël shtet që është krijuar nga ndërkombëtarët dhe që ka vizion integrimet euro-atlantike, si e tillë për shkak të mos ndryshimeve kushtetuese e bënë me ligj, me rritjen e kapaciteteve ekzistuese,” deklarohet Tahiri.

Ndërsa për Avni Islamin, deklarata e sekretarit të përgjithshëm të NATO-së, kundër formimit të ushtrisë është më shumë deklaratë vetanake,  e cila sipas tij ka pasur ndikim nga vendet që janë kundër Kosovës.

“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së ka një qasje vetanake për shkak të disa vendeve që e kundërshtojnë Kosovën dhe ushtrinë e saj. Pas një ofensive agresive të Serbisë dhe aleateve të saj edhe disa vende që e kanë njohur Kosovën kanë filluara të përkrahin Serbinë për zhbërjen e shtetit të Kosovës, por duke ju falënderuar  Amerikës ne do të jemi një Izrael i Ballkanit dhe i Evropës,” shprehet Islami për arbresh.info.

Islami tuje shton se përderisa Kosova ka pranë SHBA-të, tregon më se miri se ushtria e Kosovës nuk është rrezik, por e kundërta i shërben paqes në rajon.

“Deklaratat e Sekretarit të përgjithshëm të  NATO-s, tregon se sa e përçarë  është NATO dhe BE, dhe rrjedhimisht BE-ja po shkon drejt shpërbërjes së saj. Duke ju falënderuar SHBA-së, e cila ka treguar qartë se ushtria nuk rrezikon paqen dhe sigurinë në rajon por përkundrazi ushtria do të jetë faktor i paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe rajon,” vlerëson Islami.

Kosova me 14 dhjetor voton në lexim të dytë projektligjet e FSK-së, si një nga hapat më të rëndësishëm për transformimin e plotë në ushtri.

Derisa ka marrë bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e Aleancës Veri-atlantike, as në këtë fazë. Dyja palët transformimin ideal e shohin përmes ndryshimeve kushtetuese, për të cilat do të duhej pajtimi i dyfishtë i deputetëve të Kuvendit të Kosovës./V.Selimi/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme