Rita vishet me të kuqe për festat e fundvitit

08:37 | 8 Dhjetor 2018
A. B.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është duke shijuar suksesin e albumit të saj më të fundit “Phoenix”.

Ajo ka promovuar këngët e saj të reja në evente dhe shfaqje të përmasave botërore, shkruan portali arbresh.info

Festat e fundvitit janë afruar dhe Rita ka filluar ta sjellë atmosferën festive me veshjet e saj plot stil.

Së fundmi është këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora e cila është veshur kuq e zi e cila është përshtatur me festen e Krishtlindjes, dhe po duket tejet atraktive me këtë pamje.

https://www.instagram.com/p/BrGzKxBnVL9/

“Duket sikur Krishtlindjet kanë ardhur”, ka shkruar ajo.

Rita dje nuk ishte nominuar në çmimet GRAMMY por që me anë të një imazhi ka uruar miken e saj të ngushtë, Bebe Rexhën.

“Krenare me ty Bebe Rexha, fat të mbarë në shkurt”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografisë, duke iu referuar faktit se mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve “Grammy” do të mbahet më 11 shkurt, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Se kanë krijuar një miqësi të mirë mes vete, kjo vërehet nga daljet e tyre të shpeshta së bashku në publiku, madje Rita dhe Bebe Rexha, tash e sa kohë janë pjesë e të njëjtit label, “First Acces Entertainment”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme