Infeksionet më të shpeshta gjatë shtatzënisë janë infeksionet mykotike, apo ajo që quhet soor mykotik, dhe nëse një soor mykotik nuk kapet në kohë/ nuk mjekohet në kohë, fillon dhe shtohen bakteret, prishet mikroflora normale e organit gjenital që ruan pehashin dhe ato bëhen më të shumta në numër, dhe nga një soor mykotik, një kolpit i thjeshtë ordiner, shkojmë në kolpite mykobakteriale që duhen trajtuar me çdo kusht.
Tjetër, duke u rritur bebi, nga ana anatomike mitra vetë shtyp fshikëzën e urinës dhe femra mund të bëjë dhe infeksione urinare, të cilat janë bezdisëse dhe shqetësuese për një nënë shtatzënë.
Sa e rrezikojnë bebin këta infeksione?
Nëse nuk kapen dhe trajtohen në kohë, në tremujorin e parë infeksionet bëhen shkak për aborte. Në tremujorin e dytë dhe në tremujorin e tretë ndikojnë në lindjen e parakohshme ose të një bebi nënpeshë. Gjithashtu ndikojnë në aneminë e bebit, pra që ai të bëhet anemik. E para femrës i jepen këshillat se si të lahet, çfarë të mbajë, çfarë të veshi. Në varësi të dëmtimi të organit, shkallës së infeksionit, patjetër që mjekohet.
A zgjat?
Kjo është në gjykimin e mjekut. Mund të zgjasë 3 deri në 7 ditë mjekimi dhe siç e theksuam më lart, mund të mjekohet vetëm femra shtatzënë, por në të shumtën e rasteve duhen mjekuar të dy partnerët.
Disa këshilla?
E para, kujdes me higjienën personale. Është e para dhe kryesorja, sepse ndryshimin e hormoneve nuk e shmangim, është biologjik, normal, fiziologjik. Kujdes me veshjet, përdorni vetëm veshje të pambukta dhe jo të shtrënguara. Shmangni përdorimin e linesve ditore sepse bëhen shkak për favorizimin e mëtejshëm të infeksioneve ordinere vaginale, qoftë mykotike, bakteriale, apo për infeksionet e rrugëve të poshtme urinare. Për shqetësimin më të parë drejtohuni tek mjeku.
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore