Nënkryetari i PSD-së, Dardan Sejdiu ka thënë se ky subjekt tashmë është i gatshëm për zgjedhje dhe se po shtrihet në shumë komuna të Kosovës.
“Potencialin maksimal që ne e kemi nuk mund të arrijmë, por marrim numrin e njëjtë të deputetëve. Besoj se qytetarët e Republikës së Kosovës vlerësojnë ofertën politike për të dalë nga gjendja ekonomike e sociale”.
Sejdiu në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se PSD-ja me punën në Kuvendin e Kosovës, ka dëshmuar se mund të prodhojë përmbajtje për të përmirësuar gjendjen ekonomike e sociale.
Ai ka thënë se nëse nuk ndryshohet shpërndarja e buxhetit, PSD-ja nuk e voton.
“Duhet trajtohen skemat sociale. 22 për qind e buxhetit shkon në skemat sociale. 20 Për qind e buxhetit shkon për 7 për qind të popullatës ndërsa 30 për qind e popullatës marrin 3 për qind të buxhetit…këto çështje duhet trajtuar”.
Nënkryetari i PSD-së ka folur edhe për ish subjektin e tij politik, Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai ka thënë se në këtë subjekt politik kanë ekzistuar komitete të lëmive të ndryshme, të cilët kanë bërë punë të mëdha, ndërsa sipas tij Albini ka bërë zëdhënësin në Vetëvendosje.
“Shumë punë të mëdha kanë bërë njerëzit në Vetëvendosje. Aty ka pasur komitete për ekonomi, ata kanë bërë diçka. Albini ka bërë zëdhënësin e asaj teme”, tha deputeti i PSD-së, përcjell Telegrafi.
Sejdiu duke iu referuar Albin Kurtit, thotë se nuk beson se ka njerëz të gjithëdijshëm pavarësisht se dikush në Vetëvendosje mund të besoj një gjë të tillë.
“Dikush beson që dikush është i gjithëdijshëm. Atëherë kemi probleme fondamentale…”, tha mes tjerash Dardan Sejdiu- nënkryetar i PSD-së.
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...