Hajredin Kuçi: Ideja për korrigjimin e kufijve bukur tronditëse

23:08 | 7 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi konsideron që ideja për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë është ‘bukur tronditëse’.

Kështu ka thënë ai në një intervistë për Gazetën Blic, aty ku ka shtuar se Presidenti duhet të jetë më i drejtpërdrejtë rreth idesë së tij.

“Mendoj që e para, ideja është bukur tronditëse dhe një prej pikave kryesore që do të ishte, kushdo që do ta thoshte këtë ide, do ta shqetësonte me të drejtë opinionin publik. E dyta, ideja nuk është elaboruar sa duhet, dhe po ashtu do ta them që Presidenti me politikën e tij nëntëmbëdhjetëvjeçare aktive, me angazhimin e tij si Kryeministër, si ish kryetar i një partie e tani si President ka bërë edhe kundërshtar politik, që është e natyrshme, sikur ai, unë dhe të tjerët të cilët e mohojnë idenë edhe nga plani i tij personal, nga frika që mund të ketë ndonjë suksese, ose e kundërta”, ka thënë Kuçi.

“Po ashtu, ai duhet ta forcojë legjitimitetin e deklarimit të vet, duke bërë një distancë mes qëndrimit personal, dhe qëndrimit për interes të shtetit. Ai duhet të jetë shumë i drejtpërdrejtë që të thotë që ka të bëjë me interesin e vendit dhe nuk ka asnjë interes tjetër që lidhet qoftë me pozitën e tij si President apo edhe si person”, ka shtuar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme