Google ADS

Juventusi barazon rekordin e PSG-së

23:38 | 7 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Juventusi ka barazuar startin më të mirë ndonjëherë në top pesë ligat me fitoren e sotme të vendosur nga Paris Saint Germaini që ka siguruar 43 pikë nga 15 xhirot e para.

“Zonja e Vjetër” ka fituar të gjitha përveç një ndeshje në 15-të xhirot e para këtë sezon dhe takimi i vetëm që ka humbur pikë ka qenë barazimi 1 me në shtëpi kundër Genoas, transmeton portali arbresh.info.

Goli me kokë nga Mario Mandzukic i mjaftoi atyre për të mposhtur Interin mbrëmjen e sotme (e premte) për të kaluar në shifrën prej 43 pikëve.

Kjo i ka mundësuar Juventusit të barazojë rekordin e vendosur nga Paris Saint Germaini këtë sezon me 43 pikë nga 15 ndeshjet e para në Liga 1.

Ylli kroat kishte shënuar golin vendimtar të ndeshjes në minutën e 66′ pas asistimit nga Joao Cancelo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme