Shtatëmbëdhjetë palestinezë janë plagosur si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë në protestat paqësore nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Gazës nën rrethim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë Palestineze në Gaza thuhet se 17 persona janë plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga ushtarët izraelitë ndaj palestinezëve të cilët protestonin në kufirin e Gazës.
Në deklaratë nuk janë dhënë informacione të detajuara në lidhje me gjendjen shëndetësore të të plagosurve.
Palestinezët që nga 30 marsi organizojnë protesta të rregullta paqësore nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin.
Ndërkohë, ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.
Mbi 220 palestinezë kanë rënë dëshmorë nga ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore të cilat vazhdojnë nga 30 marsi e deri më tani.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...