Ndërsa rriteni, vini re disa si nishane të vogla që rriten në lëkurë (lytha), sidomos në pjesën e qafës. Ju do t’i dalloni ato sepse janë më të hollë në fillimin e tyre dhe vinë duke u zmadhuar.
Ata nuk janë të dhimbshëm apo të rrezikshëm, por ka një arsye që ju kur i shihni nuk i doni t’i keni, kjo për shkak të pamjes që nuk është dhe aq e bukur.
Ekspertët mendojnë se fërkimi, nga veshjet apo aksesorët tuaj mund të shkaktojë rritjet e tyre me kalimin e kohës, megjithëse është e paqartë pse disa njerëz kanë më shumë se të tjerët.
Njerëzit përpiqen me mënyra nga më të ndryshmet për ti hequr ato dhe vetë në shtëpi por vetëm një dermatolog mund t’i eliminoj ato në mënyrën e duhur. Ato kanë instrumente sterile dhe të sigurta.
Në qoftë se ju i hiqni në një nga mënyrat që keni lexuar në internet mund të keni dhe rrjedhje gjaku në mënyrë të pa kontrolluar. Por ka një arsye edhe më të madhe që duhet të vizitoni një mjek. Përpara se dermatologët ta heqin atë e shohin në mikroskop në mënyrë të tillë që të jenë të sigurte që ai është një lyth dhe jo nishan.
Haradinaj për asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes do...
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...
Bluesky me një qasje që do ta ndryshojë nga X dhe Threads
Të përfshirë në trafikimin e emigrantëve, ndalohen 3 punonjë...
SHBA paralajmëron Turqinë kundër mikpritjes së liderëve të H...