Ka përfunduar pas pothuajse 6 orësh protesta e studentëve për ditën e sotme. Ata i kanë dhënë përgjigje negative kërkesës së kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit, Lindita Nikolla për t’u ulur për negociata. Ata do të protestojnë sërish ditën e nesërme dhe më pas do të ketë një tryezë të hapur në Qytetin Studenti, duke respektuar kështu edhe Ditën e Rinisë.
Që prej orës 10:00, studentët e fakulteteve të Tiranës, të ardhur edhe nga Elbasani dhe Durrësi kanë qëndruar para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar realizimin e kërkesave të cilat sot, përveç përgjysmimit të tarifës vjetore të studimit, shtuan edhe kartën e studentit.
Rreth orës 15:00 ka pasur një përgjigje të ministres Nikolla ndaj kërkesave të studentëve, ku plotësoheshin disa prej tyre, siç ishte përgjysmimi i tarifës vjetore, duke kërkuar një përfaqësi studentësh të ulej në negociata apo edhe pajijsa me kartën e e studentit brenda vitit akademik 2018-2019, por sërish studentët nuk kanë pranuar.
Protesta e studentëve është mbështetur edhe nga pedagogë të tyre.
Sindikata e Punonjësve të Universitetit, duke mbështetur protestën e studentëve dhe kërkesat e tyre, kërkon rritje të pagave dhe rishikim të ngarkesës së pedagogëve duke paralajmëruar grevë 1-orëshe dhe përshkallëzim të saj nëse nuk do të ketë përgjigje nga Ministria e Arsimit.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...