Sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli ka thënë se NATO-ja duhet të mbështesë krijimin e ushtrisë, pasi që FSK është gati.
Sipas Pacollit, Kosova është një aleat i mirë në ruajtjen e paqes në rajon dhe nuk kërcënon asnjë vend.
Më tej ai ka deklaruar që nuk duhet që për hatër të Serbisë, që është edhe një vend me histori të agresorit të pengohet kalimi i Forcës së Sigurisë në Ushtri.
Për më shumë lexoni shkrimin e tij:
NATO-ja e di se FSK-ja është gati të shndërrohet në Ushtri.
Për këtë, kjo organizatë e madhe për ruajtjen e paqes do duhej ta mbështeste tranzicionin e kësaj force.
Kjo pasi që Kosova është një aleat i mirë për rajonin dhe nuk kërcënon asnjë vend.
Ne kemi nevojë për transformimin e ushtrisë për mbrojtje dhe për pjesëmarrje nëpër misionet paqeruajtëse sikurse edhe Shqipëria.
Nuk do duhej që për hatër të Serbisë, e cila ka histori të një shteti agresor, por megjithatë ka 100 mijë ushtarë rezervistë të pengohet tranzicioni i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri. RrP
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...