Trajneri i Arsenalit, Unai Emery padyshim se ka kokë dhimbje për shkak se klubi nuk është në gjendje të thërras Calum Chambersin nga sezoni i tij në formë huazimi te Fulhami kur të rihapet merkato e transferimeve.
Reprezentuesi i Anglisë ka vendosur lapsin në një kontratë të re me “Topçinjtë” gjatë verës, por më pas ishte dërguar në formë huazimi te Fulhami për të fituar më shumë kohë në fushë, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e Unai Emery ka shkëlqyer në të gjitha kompeticionet, por tani ata e gjejnë vetën në një situatë aspak të favorshme për shkak të probleme me qendër të mbrojtës pasi sezoni për Rob Holding tashmë ka përfunduar.
Bazuar në një raport nga ‘Evening Standard’, “Topçinjtë” nuk kishin përfshirë një klauzolë të ri-thirrje në kontratën me Chambers dhe lojtari nuk ka shans të rikthehet deri në momentin kur skuadra e Fulhamit të ndërpres vullnetarisht marrëveshjen.
Në këtë rast, Shkodran Mustafi dhe Sokratis Papastathopoulous vazhdojnë të jenë opsionet e vetme në mbrojtje për momentin ndërkohë që Laurent Koscielny ende nuk ka fituar ndonjë minutë në fushë qysh pas rikthimit nga lëndimi në thembër të Akilit.
Konstantinous Mavropanons dhe Nachmo Monreal duhet se do të zvogëlojnë pak barrën me rikthimin në stërvitje këtë muaj, por pjesëmarrja e tyre gjatë periudhës festive dhe përtej saj varet nëse ata arrijnë t’iu shmangen rikthimit të lëndimeve./arbresh.info/
”Pse jo para tre viteve?”, Kica-Xhelili akuzon qeverinë për ...
Muçi shënon gol në fitoren e Malmos në Europa League
Drenusha për Atillën: Nëse më kërkon falje ia tërheq rastin ...
DW: Qendrat italiane të migrantëve në Shqipëri nuk duhet të ...
Rukiqi: Me Abdixhikun kryeministër do të riparohen raportet ...
Kryeministri i Libanit: Izraeli po pengon të gjitha përpjekj...