Sërish ndotja e ajrit kalon kufijtë e lejuar në Tetovë dhe Gostivar

19:25 | 7 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ndotja e ajrit ka qenë kryetemë në Maqedoni. Gjatë natës vërehet ndotja e ajrit në Tetovë dhe Gostivar. Grimcat PM10 në ajër kalojnë kufirin e lejuar.

Në Tetovë, ajri është trefish më i ndotur nga ajo e lejuara, gjegjësisht 151 PM10. Ndotja e ajrit e ngjashme është edhe në qytetin e Gostivarit ku ajri i ndotur është dyfish nga ajo e lejuara, njofton Telegrafi Maqedoni.

Edhe pa u parë numrat e stacioneve matëse, e dukshme është që qytetarët e Gostivarit dhe Tetovës nuk thithin ajër të pastër.

Ditëve të fundit, qyteti i Shkupi dhe disa qytete tjera të Maqedonisë kanë qenë në listën e vendeve më të ndotura në botë sa i përket ndotjes së ajrit, ndërsa ambasada e fëmijëve “Megjashi” kërkon që fëmijët e shkollave të mesme dhe fillore bashkë me fëmijët e çerdhes të lëshohen nga shkolla për shkak të ndotjes enorme të ajrit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme