Niseshteja e misrit mund të jetë një ndër përbërësit kryesor të kuzhinës suaj, por ajo që nuk dinit është se mund të përdoret gjerësisht edhe si produkt bukurie! Kjo gjë ndoshta nuk është e re për gjyshet tuaja, pasi në kohën kur mundësia për të patur një krem apo gjithëfarë produkti tjetër kozmtik, ishin përbërësit natyralë ata që u vinin grave në ndihmë! Por nëse ju nuk dini se çfarë të bëni me këtë produkt e si ta përdorni, lexoni më poshtë:
Maska anti-rrudhë
Përzieni ¼ e filxhanit me niseshte misri me një të bardhë veze dhe 2 lugë qumësht.
Aplikojeni këtë masë homogjene në lëkurë dhe lëreni për 20 minuta derisa fytyra të ndihet e tendosur. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe përsëriteni këtë maskë rregullisht për të luftuar rrudhat e para të bukurisë.
Pastron qelizat e vdekura të lëkurës
Një mënyrë natyrale dhe e butë për të hequr qafe qelizat e vdekura të lëkurës që e lënë çehren tuaj të pajetë është duke masazhuar niseshte misri në fytyrën tuaj të lagur. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të ndriçuar kompleksin e lëkurës.
Neutralizon erën e djersës
Fshijini sqetullat tuaja me një leckë të lagur me alkool e prisni sa lëkura të thahet. Më pas lyejini direkt me niseshte misri për të mbajtur këtë zonë të trupit të thatë ! Kjo është mënyra më e thjeshtë dhe e shpejtë për të neutralizuar aromën e djersës.
Shampo e thatë
Nuk keni kohë të bëni një dush dhe yndyra e flokëve është e dukshme. Ajo që duhet të bëni është të spërkasni pak niseshte në rrënjët e flokëve që kjo e fundit të përthajë yndyrën. Më pas shkundni flokët për të eliminuar mbetjet e niseshtesë.
Trajton djegiet e diellit
Përzieni pak niseshte misri me ujë dhe aplikojeni masën e përftuar në zonën ku jeni djegur nga dielli. Lëreni për disa minuta dhe do të shihni sa do të qetësohet lëkura juaj.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...