Juventusi dhe Interi kanë mëdyshje në mesfushë para Derbit të Italisë mbrëmjen e sotme (e premte).
Rodrigo Bentancur është në dyshime para super ndeshjes në stadiumin Allianz, prandaj Massimiliano Allegri pritet të shfrytëzoj Miralem Pjanicin dhe Blaise Matuidin në sistemin 4-2-3-1 ose të sjellë Emre Canin, transmeton portali arbresh.info.
Ndërkohë, Interi është në mungesë të Radja Nainggolanit, andaj Joao Mario mund të bëhet pjesë e skuadrës së tij, ndonëse edhe Borja Valero mund të shfrytëzohet nga fillimi.
Joao Cancelo pritet të ndryshojë krahët me Mattia De Sciglion dhe të rikthehet në anën e djathtë të mbrojtjes së Juves, ndërkohë që Matteo Politano besohet se do të zëvendësojë Keita Balde Diaon në krahun e djathtë te Interi.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 20:30./arbresh.info/
Juventus (4-3-1-2): Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, De Sciglio; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Dybala; Mandzukic, Ronaldo
Lëndimet/suspendimet: Khedira, Alex Sandro, Barzagli (I)
Inter (4-3-3): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozovic, Joao Mario; Politano, Icardi, Perisic
Lëndimet/suspendimet: Dalbert, Nainggolan (I)
Gjyqtari: Irrati
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...